Faton Peci: Të gjithë ministrat kemi dhënë dorëheqje, Lista Serbe dhe opozita pamundësuan konstituimin e institucioneve
Është ndërprerë seancë konstituive e Kuvendit të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga drejtuesi i seancës së sotme, deputeti Avni Dehari. Për këtë para mediave, Faton Peci nga Lista Guxo i cili tha se kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues ligjor nuk është e paraparë dhe e definuar. “Kjo është…

Lajme
Është ndërprerë seancë konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga drejtuesi i seancës së sotme, deputeti Avni Dehari.
Për këtë para mediave, Faton Peci nga Lista Guxo i cili tha se kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues ligjor nuk është e paraparë dhe e definuar.
“Kjo është një rrethanë e re që në aspektin kushtetues ligjor nuk është e paraparë dhe e definuar kryesuesi i seancës ka vendosur që për një seancë të tillë të re ti drejtohet presidentes Vjosa Osmani dhe rrjedhimisht është në dispozicion të presidentes të kthejë përgjigje ose ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Peci.
Po ashtu i pyetur rreth dorëheqjes ai ka thënë se do e jap kur të mendojë vetë, teksa u shpreh se tashmë të gjithë ministrat e zgjedhur për deputetë kanë dhënë dorëheqje.
“Unë dorëheqjen e jap kur të mendoj unë , jo kur thua ti. Ligji thotë të jepet dorëheqje para dhënies së betimeve, ne para dhënies së betimeve i kemi deponuar tek Albin Kurti e ai pastaj ai i ka deponuar në Kuvend. Ajo që dihet është se Lista Serbe dhe opozita e pamundësoi konstituimin e institucioneve të Kosovës”, tha Peci. /Lajmi.net/