Faton Peci përfundon intervistimin në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria Speciale për çështjen e granteve
Ka përfunduar intervistimi i Faton Pecit nga Prokuroria Speciale. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës. Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, raporton lajmi.net. “Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës…
Lajme
Ka përfunduar intervistimi i Faton Pecit nga Prokuroria Speciale.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Speciale e Kosovës.
Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit, raporton lajmi.net.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve,i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.”, tha për lajmi.net Arbnora Luta, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Në kuadër të thellimit të hetimeve për këtë rast, raportohet se Prokuroria Speciale ka intervistuar të enjten ish-deputeten Pacolli.
Ndryshe afera e granteve të Ministrisë së Bujqësisë “shpërtheu” në nëntorin e vitit 2024, kur eksponentë opozitarë hodhën dyshime për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve në bujqësi.
Sipas denoncimeve që erdhën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë grant në vlerë rreth 100 mijë euro kompanisë “Alda Farm Ria” në pronësi të Blerim Pacolli, vëllait të ish-kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacollit.
Kjo aferë ishte ishte thelluar pas refuzimit të aplikacionit për grant të Kooperativës Bujqësore “Krusha”, në pronësi të Fahrije Hotit, simbolit të grave të fshatit Krushë të Prizrenit dhe njërës prej 200 grave që humbën bashkëshortët ose djemtë gjatë luftës.
Në mesin e përfituesve me grante, sipas denoncimeve nga LDK, ishte edhe Kushtrim Nimoni, djali i axhës së Genc Nimonit, shefit të kabinetit të ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Faton Peci, i cili fitoi zgjedhjet për Kryetar të Mitrovicës në fund të vitit të kaluar, derisa ndodhet në hetim e sipër edhe për disa raste të tjera të shkeljeve e keqpërdorimeve të larta./Lajmi.net/