Faton Peci: Ose bëhet Kuvendi e Qeveria- ose shkojmë në zgjedhje

Deputeti i Listës Guxo në Kuvendin e Kosovës, Faton Peci ka paralajmëruar mundësin e zgjedhjeve të reja. Peci tha se ende shpreson që opozita të reflektojë sa i përket konstitumiit të kuvendit e më pas formimit të qeverisë. “Dihet që ose i themelojmë institucionet, ose e bëjmë Kuvendin, e themelojmë ne qeverinë, ose shkojmë në…

Lajme

25/04/2025 11:00

Deputeti i Listës Guxo në Kuvendin e Kosovës, Faton Peci ka paralajmëruar mundësin e zgjedhjeve të reja.

Peci tha se ende shpreson që opozita të reflektojë sa i përket konstitumiit të kuvendit e më pas formimit të qeverisë.

“Dihet që ose i themelojmë institucionet, ose e bëjmë Kuvendin, e themelojmë ne qeverinë, ose shkojmë në zgjedhje. Hatërmbetja me kandidaten për kryetare munet me shku më gjatë, ama apet besoj që do të ketë reflektim”, tha ai.

E zgjedhjet sot u përmendën edhe nga deputeti Hekuran Murati si dhe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi./Lajmi.net/