Faton Peci- mediave lokale: Shkruani ka 50 shkrime kundër meje si në fushatë, se s’po më rrihet

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci është deklaruar sot në mbledhjen e kryesisë se nuk po i “duron” dot disa prej mediave lokale. Madje ai si për injoranc u bënte thirrje që të shkruajnë edhe më tepër lajme kundër tij e punës në komunë, pasi siç thoshte nuk po rrihet. “Mos pritni që keni…

Lajme

29/06/2026 12:58

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci është deklaruar sot në mbledhjen e kryesisë se nuk po i “duron” dot disa prej mediave lokale.

Madje ai si për injoranc u bënte thirrje që të shkruajnë edhe më tepër lajme kundër tij e punës në komunë, pasi siç thoshte nuk po rrihet.

“Mos pritni që keni me pas buxhetin e qytetarit…Harroheni atë, çdo ditë ka 20 në ditë biles mu nuk më rrihet pa më sha naj kësi mediumi që quhet në Mitrovicë.Pra ju inkurajoj si gjatë fushatës, 50 shkrime kundër meje se s’po më rrihet. Ngjarja të tille të rreme kom me ju përgjigj se mendoj se vlen edhe për demokracinë se këto mediat e ashtuquajtura lokale e ka guximin me thanë çkado për mu, edhe drejtoresha e një shkolle atje e ka të drejtën e lirinë me dal e me shpif, edhe shpifja është pjesë e demokracisë por duhet me u sanksionua masnej me një vendim të Gjykatës”,deklaroi Peci, transmeto lajmi.net.

Ai tha se edhe dje pati një “fake news” rreth tij./Lajmi.net/