Faton Peci: Lista Guxo s’ka marrë ftesë nga presidentja, anipse jemi parti e regjistruar në KQZ

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar shkurtimisht para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Ai është pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku tha se si Guxo nuk kanë marrë ftesë, transmeton lajmi.net. Duke u sqaruar në lidhje me takimet…

Lajme

13/05/2025 09:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar shkurtimisht para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

Ai është pyetur nëse do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku tha se si Guxo nuk kanë marrë ftesë, transmeton lajmi.net.

Duke u sqaruar në lidhje me takimet që Osmani pritet t’i ketë me krerët e subjekteve politike në vend, ai theksoi se sa i përket partisë tjetër, Vetëvendosje me të cilët janë në koalicion nuk ka informacion nëse do të marrin pjesë.

“Nuk i di këto informacione. Tash po shkoj në takim të grupit dhe ndahen informacionet. Ne nuk kemi marrë ftesë por do të duhej të merrnin ftesë. Ne jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht se nuk kemi garuar të vetëm por bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Osmani në tentim të zgjidhjes së krizës politike në Kosovë ka ftuar të enjten në takim liderët e partive parlamentar./Lajmi.net/