Faton Peci betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Jugut

Faton Peci nga sot është kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut. Ai në një ceremoni të organizuar sot është betuar si kryetar i ri i kësaj komune, transmeton lajmi.net. Peci nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa në garën në balotazh fitoi kundër kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri pas një gare të ashpër të mbushur me akuza dhe…

Lajme

12/12/2025 12:35

Faton Peci nga sot është kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut.

Ai në një ceremoni të organizuar sot është betuar si kryetar i ri i kësaj komune, transmeton lajmi.net.

Peci nga koalicioni VV-Guxo-Alternativa në garën në balotazh fitoi kundër kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri pas një gare të ashpër të mbushur me akuza dhe përplasje.

Ai dje e dorëzoi detyrën e ministrit të Bujqësisë që e mbajti mbi 4 vite. Për katër vitet e ardhshme, Peci do ta udhëheq komunën e Mitrovicës së Jugut./lajmi.net/