Fatmir Sheholli në paraburgim për 30 ditë nën dyshimet për spiunazh
Fatmir Sheholli, analist dhe ish-këshilltar politik, është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi,ku ka deklaruar se ndaj të njëjtit është marrë vendim që t’i caktohet një muaj paraburgim, raporton lajmi.net Hetimet…

Lajme
Fatmir Sheholli, analist dhe ish-këshilltar politik, është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në veprën penale të spiunazhit dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi,ku ka deklaruar se ndaj të njëjtit është marrë vendim që t’i caktohet një muaj paraburgim, raporton lajmi.net
Hetimet ndaj Shehollit janë duke u zhvilluar në kuadër të dyshimeve për veprimtari që bien ndesh me sigurinë kombëtare, përkatësisht për ndihmë ndaj shërbimeve të huaja inteligjente.
Deri më tani nuk janë dhënë detaje shtesë rreth provave./Lajmi.net/