Fatmir Limaj ulet tek opozita, por as nuk shihen me sy me Ramush Haradinajn
Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës tashmë ka zënë vend edhe Fatmir Limaj nga Nisma socialdemokrate. Limaj në këtë seancë pritet të jetë një emër i rëndësishëm, për shkak se pritet që i njëjti të votojë pro formimit të qeverisë Kurti III. Një krisje në mes Nismas dhe AAK-së ndodhi pikërisht pas deklarimit të…

Lajme
Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës tashmë ka zënë vend edhe Fatmir Limaj nga Nisma socialdemokrate.
Limaj në këtë seancë pritet të jetë një emër i rëndësishëm, për shkak se pritet që i njëjti të votojë pro formimit të qeverisë Kurti III.
Një krisje në mes Nismas dhe AAK-së ndodhi pikërisht pas deklarimit të Limajt se do mbështesë qeverinë Kurti.
E në ditën e sotme Limaj është ulur tek AAK-ja, aty ku edhe i kanë ulëset përkatëse si opozitë por nuk janë ulur as afër me Ramush Haradinaj. Madje ata duket se as nuk kanë përshëndetur njëri-tjetrin.
Mbetet të shihet se si do të votojë Limaj në këtë ditë të rëndësishme për vendin./Lajmi.net/