Fatmir Limaj shuan zërat: Nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik deri më sot
Kryetari i Nisma-s ,Fatmir Limaj është regjistruar si deputet bashkë me të zgjedhurit e tjerë nga partia e tij. Me këtë rast, Limaj ka mohuar edhe zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka arritur marrëveshje me askënd. “NISMA nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. NISMA do…

Lajme
Kryetari i Nisma-s ,Fatmir Limaj është regjistruar si deputet bashkë me të zgjedhurit e tjerë nga partia e tij.
Me këtë rast, Limaj ka mohuar edhe zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk ka arritur marrëveshje me askënd.
“NISMA nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot. NISMA do të punoj që Kosova ti ketë institucionet dhe të mos ketë krizë parlamentare. Nesër e tutje do të shohim se çka do të ndodh”, ka thënë Limaj.
Limaj po ashtu tha se Kosovën e presin shumë sfida në të gjitha planet, derisa tha se do të punojnë fort në shërbim të vendit.
“Do të jemi forcë politike si gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar për interesa nacionale në shërbim të Kosovës. Ne dimë të dallojmë dëshirat dhe ambiciet personale me aktivitetin politik me marrëveshjet me takimet me gjetjen e gjuhës së përbashkët. Në fund të fundit ky është funksioni i parlamentit që të bashkohen forcat politike për t’i ofruar një mundësi më të madhe Kosovës”, tha Limaj.
Përpos kësaj, ai deklaroi se qeveria dhe institucionet të krijohen sipas afateve kushtetuese.
Do të luajmë rolin tonë në krijimin e këtyre institucioneve për aq sa na takon neve dhe këtu përfundon detyra jonë kushtetuese”.
Ndryshe nga Limaj, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj i cili në zgjedhje kishte një koalicion me partinë e Limajt (Nisma), deklaroi se që nga intervista e famshme e Limajt nuk kanë pasur asnjë bashkëbisedim.
Madje Haradinaj foli edhe për mundësinë që Limaj t’i bashkohet VV-së në qeverisje duke thënë se një ndarje e tillë do të ishte e turpmshme.
Limaj përgjatë një deklarimi që pati në media javë më parë pati thënë se mund të ketë bashkëpunim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Por nga VV-ja patën theksaur se nuk ka pasur asnjë takim në mes tyre dhe Fatmir Limaj të Nisma-s.
Mbetet të shihet nesër në seancën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës nëse Limaj dhe deputetët e tij do të votojnë pro qeverisë Kurti III./Lajmi.net/