Fatmir Limaj rikthehet në krah të PDK-së, mbështet Bedri Hamzën për zgjedhjet e 7 qershorit
Fatmir Limaj, një nga figurat e njohura të skenës politike në Kosovë, nga sot do të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit. Limaj ka qenë pjesë e PDK-së deri në vitin 2014. Kjo është zyrtarizuar gjatë një takimi të mbajtur sot ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe Fatmir Limajt. Mbështetja…
Lajme
Fatmir Limaj, një nga figurat e njohura të skenës politike në Kosovë, nga sot do të mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Limaj ka qenë pjesë e PDK-së deri në vitin 2014.
Kjo është zyrtarizuar gjatë një takimi të mbajtur sot ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe Fatmir Limajt.
Mbështetja është konfirmuar edhe nga Hamza përmes një postimi në Facebook, ku ka bërë të ditur bashkëpunimin dhe përkrahjen për fushatën zgjedhore të PDK-së.
Me këtë zhvillim, Limaj i bashkohet zyrtarisht përkrahjes së PDK-së në garën për zgjedhjet e 7 qershorit. /Lajmi.net/