Fatmir Limaj arrin në Kuvend, nuk tregon nëse u takua mbrëmë me Kurtin

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur tashmë një numër i mad hi deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Aty tashmë është parë duke hyrë edhe i pari i Nisma-s Fatmir Limaj. Ai nuk ka pranuar të tregojë nëse ka pasur mbrëmë takim me Kurtin. Limaj i cili në këto zgjedhje kandidoi bashkë me…

Lajme

15/04/2025 10:06

Në Kuvendin e Kosovës kanë arritur tashmë një numër i mad hi deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Aty tashmë është parë duke hyrë edhe i pari i Nisma-s Fatmir Limaj. Ai nuk ka pranuar të tregojë nëse ka pasur mbrëmë takim me Kurtin.

Limaj i cili në këto zgjedhje kandidoi bashkë me Aleancën e Ramush Haradinaj, së fundi pati ndryshuar qëndrim.

Derisa në fushatë kërkonin që të largohej qeverisja e Kurtit, më pas ai publikisht pranoi se do të mund të përkrahë qeverinë e Kurti  III.

Edhe pse nuk është bërë ende asgjë publike, Limaj është përmendur edhe si emër i mundshëm për t’u propozuar për Kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të seancës së Kuvendit, ku pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

E pikërisht këtë qëndrim të Limajt e kundërshtoi Ramush Haradinaj, i cili deklaroi se s’është dëgjuar fare me të që nga intervista e tij e famshme./Lajmi.net/