Fatma Naçi kujton takimin e parë me Elvisin
Bashkëshortja ka treguar si u njoftua me imamin.

ShowBiz
Fatma Naçi dhe imami Elvis Naçi janë të martuar tash e 17 vite dhe nga kjo dashuri e frytshme kanë edhe tre fëmijë.
Edhe pse kanë kaluar gati dy dekada nga lidhja e tyre bashkëshortja e Elvisit ende flet me plot emocion për takimin e tyre të parë.
Fatma ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku flet për lidhjen e tyre me imamin për të cilin thotë se është një njeri i qetë, serioz, dhe i përkushtuar për familjen.
Bashkëshortja e Elvisit nuk ka nguruar te tregoj edhe takimin e parë me burrin e saj.
““Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund, isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot” tha Fatma.