Fashisti sllovak fitues në zgjedhje

Pasuesi i fashizmit Marian Kotleba korr sukses historik në zgjedhjet rajonale në Sllovaki. Njeriu që nuk e do NATO’n dhe privatizimin, ka ngjallur frikë me fitoren e së dielës.

Bota

25/11/2013 18:29

Kreu i një partie ekstreme të djathtë sllovake fitoi zgjedhjet rajonale këtë fundjavë, duke u bërë politikani i fundit nacionalist në Europë që përfiton nga rritja e zhgënjimit të votuesve mbi papunësinë e lartë dhe ekonominë e dobësuar në rajon.

Marian Kotleba, lider i Partisë Popullore – Sllovakia Jonë (LSNS), u zgjodh guvernator rajonal i rajonit qendror Banska Bystrica me 55.5% të votave, pas një balotazhi me Vladimir Menka, që përfaqëson partinë në pushtet.

Kotleba, 36 vjeçar, mësues i shkencave kompjuterike, i cili disa herë është akuzuar për shpërndarje të propagandës raciste, por është liruar prej tyre, ka bërë thirrje për zvogëlim të shpenzimeve të mirëqenies sociale për “parazitët”, si dhe ka kërkuar që ushqimi vendor të përkrahet në raport me mishin nga Irlanda dhe Polonia, i cili është i mbushur me “ujë dhe steroide”.

Partia e tij gjithashtu bëri thirrje që Sllovakia ta rishqyrtojë privatizimin e kompanive strategjike, kthimin në monedhën e saj të kurorës dhe shkëputje me NATO’n, një organizatë që ai e quan “kriminele”. “Ne të gjithë kemi humbur”, shkroi e përditshmja sllovake SME, të hënën. “Çizmet militare në zyrën rajonale Bystrica do të na godasin rëndë mbi kokët tona. Ky është një çmim shumë i lartë për të thyer dominimin e partisë Smer (Sociálna Demokracia).

Pavarësisht fitores, ndikimi i Kotleba’s në vendim-marrjen rajonale të Banska Bystrica, e cila vuan shumë nga norma e papunësisë popullore në Sllovaki, do të jetë e kufizuar për shkak të qendrës së majtë, partisë Smer në pushtet, pasi që ajo kontrollon shumicën e vendeve.

Smer, partia e kryeministrit Robert Fico, fitoi gjashtë nga tetë regjionet në këtë vend, duke treguar kontrollin e tij mbi anëtarët e eurozonës. Partia e Fico’s mori pushtetin në vitin 2012 me premtimet për të luftuar për njeriun e përbashkët. Partia e tij mbetet ende më popullore me mbështetjen e 33.5% në sondazhin e tetorit nga agjencia Fokus, kundrejt 2.2% të partisë së Kotleba’s.

Ankesat mbi papunësinë dhe ekonominë janë kombinuar me dyshimin për integrim evropian, Islamin dhe multikulturalizmin për ta çuar popullaritetin e partive të djathta ekstreme në të gjithë Evropën, nga Greqia në Francë dhe në vendet Nordike.

Kotleba njihet si njeriu që ka thurur lavde për Jozef Tiso, Presidentin e shtetit satelit sllovak të fashistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore., një regjim që dërgoi dhjetëra mijëra hebrejë në kampe të përqendrimit