Farat e lirit dhe të sojës luftojnë astmën dhe alergjinë

Nëse ju jeni duke vuajtur nga astma dhe alergjia, atëherë e dini shumë mirë sesa e vështirë është që të kontrollohen këto simptoma.

Lifestyle

01/04/2014 13:46

Tani, studiuesit gjatë një konferencë në ‘American Academy of Allergy, Asthma & Immunology’, kanë zbuluar disa trajtime natyrale me farra të sojës dhe lirit, për ti luftuar këto sëmundje.

Jessica Savage ka zbuluar se këto fara përmbajnë ‘phytoestrogens’, element ky që lufton sëmundjen e astmës dhe alergjisë.

Në studim kanë marrë pjesë 7900 persona, teksa rezultatet kanë qenë fascionuese.

Farat e sojës dhe të lirit kanë dhënë rezultate të shkëlqyeshme në luftë me sëmundjet në fjalë.

Ende nuk është bërë e konfirmuar se nëse përdorimi i tepërt i tyre, ka efekte pozitive apo negative, por një gjë e tillë pritet të konstatohet së shpejti.