Fantastike, Liverpooli përmbys Newcastle me 10 lojtarë
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë në mes këtyre dy ekipeve. Liverpool fitoi me përmbysje 2:1 ndaj Newcastle, shkruan lajmi.net. Gordon kaloi në epërsi vendasit, duke shënuar në minutën e 25’ pas gabimit të Arnold. Tre minuta më pas ‘Reds’ mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Van Dijk. Pjesa e…
Sport
Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tretë në mes këtyre dy ekipeve.
Liverpool fitoi me përmbysje 2:1 ndaj Newcastle, shkruan lajmi.net.
Gordon kaloi në epërsi vendasit, duke shënuar në minutën e 25’ pas gabimit të Arnold.
Tre minuta më pas ‘Reds’ mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Van Dijk.
Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Newcastle.
Në 45 minutat e dytë Liverpool barazuan shifrat. Në minutën e 81’ shënoi Darwin Nunez.
I njëjti kaloi në epërsi skuadrën e Jurgen Klopp, pas golit në kohën shtesë.
Pas kësaj fitore ‘Reds’ ndodhen në vendin e katërt me shtatë pikë, kurse Newcastle në të 13-tin me tre pikë./Lajmi.net/