Fantastike: Inter Miami e Messi fitojnë ndeshjen kundër Portos

Ekipi i Lionel Messit, Inter Miami ka fituar ndeshjen kundër Portos, në kuadër të Kupës së Botës për Klube. Miami shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër ekipit portugez, shkruan lajmi.net Të parët që kaluan në epërsi ishin Porto me anë të Samu në minutën e 8-të, që u tregua i saktë nga penalltia. Në pjesën…

Sport

19/06/2025 23:10

Ekipi i Lionel Messit, Inter Miami ka fituar ndeshjen kundër Portos, në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Miami shënoi fitore me rezultat 2:1 kundër ekipit portugez, shkruan lajmi.net

Të parët që kaluan në epërsi ishin Porto me anë të Samu në minutën e 8-të, që u tregua i saktë nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Miami u ringjall, duke rikthyer gjithçka në favorin e tyre.

Fillimisht, Segovia shënoi në minutën e 47-të për të barazuar rezultatin. Pastaj, legjenda, Lionel Messi në minutën e 54-të shënoi nga faulli një super gol për 2:1.

Me këtë rezultat u mbyll ndeshja, përkundër që kishte raste të shumta, sidomos nga Porto.

Miami tash ka 4 pikë pas dy ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e 2-të në grupin A.

Porto ka vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve dhe gjendet në pozitën e 3-të.

Ekipi i Messit në ndeshjen e fundit do të luaj kundër Palmeirasm që ka poashtu 4 pikë, kurse Porto kundër Al Ahlyt që ka 1 pikë./lajmi.net/