Fansat ‘tranohen’ pas Rita Orës

Rita Ora është vërshuar nga fansat e saj, teksa po bënte shoping me mikeshat Alexa Chung e Pixie Geldof në Rodeo Drive. Ajo së fundmi u nda nga i dashuri Calvin Harris, dhe një shoping ishte një ide e mirë për këngëtaren shqiptare. 23 vjeçarja dukej mjaft ‘cool’ në Los Angeles, siç shihet edhe në…

ShowBiz

24/01/2014 11:07

Rita Ora është vërshuar nga fansat e saj, teksa po bënte shoping me mikeshat Alexa Chung e Pixie Geldof në Rodeo Drive. Ajo së fundmi u nda nga i dashuri Calvin Harris, dhe një shoping ishte një ide e mirë për këngëtaren shqiptare.

23 vjeçarja dukej mjaft ‘cool’ në Los Angeles, siç shihet edhe në fotografitë e mëposhtme. Edhe pse u munduan të fshiheshin, ato u panë nga fansat dhe ‘paparazzi’, që nuk iu ndanë në asnjë moment.

Më pas u postuan në Instagram disa foto të Ritës, nga prapa dyqanit të shopingut. Rita gjithashtu e kishte një çantë mjaft interesante, e cila ishte e mbështjellë me para njëmijë dollarëshe.