Fanella e çuditshme e Realit
Real Madrid prezantoi një fanellë të re që do ta përdorë në Ligën e Kampionëve. Ajo përmban një dizajn të quditshëm me një dragua.
Sport
Real Madrid vazhdojë të zgjojë interesim të madh, por kësaj radhe nuk bëhet fjalë për ndonjë paraqitje në fushën e lojës.
Kampioni i Evropës ka prezantuar sot një fanellë të re me një dragua në të që do të përdoret si mysafir në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Dizajneri japonez Yohji Yamamoti ishte inspirim tek fanella që u prezantua nga Gareth Bale, Iker Casillas, përforcimi i ri James Rodriguez dhe disa yje të tjerë të Los Blancos.
Tek rasti i uellsianit Bale, dragoi përfaqëson një ndjenjë të vendlindjes, por simboli në të mund të jetë më i pazakonshëm për të tjerët.