Familjet e viktimave në Koçan, sërish në protestë pas refuzimit të ftesës nga kryeministri për takim
Familjet e viktimave nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për një takim të planifikuar më 13 maj në Shkup. Përmes një njoftimi të dërguar në media, ata kanë shpjeguar se arsyeja e këtij refuzimi është ftesa e vonuar dhe kërkesa për që takimi të mbahet…

Lajme
Familjet e viktimave nga tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë refuzuar ftesën e kryeministrit për një takim të planifikuar më 13 maj në Shkup.
Përmes një njoftimi të dërguar në media, ata kanë shpjeguar se arsyeja e këtij refuzimi është ftesa e vonuar dhe kërkesa për që takimi të mbahet në qytetin e tyre, Koçan.
“Jemi të mendimit se takimi duhet të mbahet në qytetin tonë, pasi një pjesë e familjarëve nuk kanë mundësi të udhëtojnë për shkak të pasojave të tragjedisë”, thuhet në njoftim.
Familjet e viktimave theksojnë se ky qëndrim është në përputhje me mendimin e shumicës dhe se ata do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi përmes protestës që do të mbahet më 16 maj në Koçani.
“Është një mënyrë për të shënuar dhimbjen, për të kërkuar drejtësi dhe për t’ua rikujtuar institucioneve se tragjedi të tilla nuk duhet të përsëriten”, përfundohet njoftimi.