Familjari i viktimës në Vushtrri: Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër
Një rast shumë i rëndë ka ndodhur sot në Stanoc të Vushtrrisë, ku një burrë fillimisht ka vrarë një grua e më pas edhe veten. Në media është raportua se viktima grua ka qenë punëtore e dorasit i cili ka vrarë edhe veten, shkruan lajmi.net. Rrahim Ajeti, familjar i së ndjerës sot në një deklarim…

Lajme
Një rast shumë i rëndë ka ndodhur sot në Stanoc të Vushtrrisë, ku një burrë fillimisht ka vrarë një grua e më pas edhe veten.
Në media është raportua se viktima grua ka qenë punëtore e dorasit i cili ka vrarë edhe veten, shkruan lajmi.net.
Rrahim Ajeti, familjar i së ndjerës sot në një deklarim për media ka thënë se viktima ka qenë e moshës rreth 40 vjeçare, dhe se nuk ishin burrë e grua me të dyshuarin për vrasje.
Ajeti ka thënë se ajo dhe burri i saj kanë punuar më parë tek biznesi i të dyshuarit për vrasjen.
“Nuk ka pas probleme, ka qenë grua shembullore. Dhashtë Zoti që kjo të jetë viktima e fundit. Kanë punu para një kohe me bashkëshortin. Sipas një informate jo fortë zyrtare është xhelozia, pse ke shku me punu diku tjetër e ke lan te unë”, ka thënë Ajeti para mediave.