Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
Avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziri, ka deklaruar se të afërmit e Zanës janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila dënoi me 4 vjet burgim policin Argjend Kastrati, të akuzuar për aksidentin me fatalitet. Neziri tha se ua ka komunikuar vendimin familjarëve dhe se ata nuk janë të kënaqur me…

Lajme
Avokati i familjes Gjevukaj, Milot Neziri, ka deklaruar se të afërmit e Zanës janë të zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, e cila dënoi me 4 vjet burgim policin Argjend Kastrati, të akuzuar për aksidentin me fatalitet.
Neziri tha se ua ka komunikuar vendimin familjarëve dhe se ata nuk janë të kënaqur me dënimin.
Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 1 prill në Qyshk të Pejës, ku Kastrati goditi për vdekje 26-vjeçaren Zana Gjevukaj me veturën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Në seancën e fundit, ai i kërkoi falje familjes së viktimës dhe shprehu pendesë për rastin.
4 vjet burg për policin që e goditi për vdekje Zana Gjevukajn