Familjarë të ish-presidentit Thaçi shihen në QKUK të përcjellur nga forca policore

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo vizitë i dedikohet babait të tij, i cili po trajtohet në QKUK për shkak të disa problemeve shëndetësore, shkruan lajmi.net. Në oborrin e QKUK-së po qëndrojnë forca të shtuara policore të cilët po sigurojnë ish-presidentin, dhe nuk…

Lajme

13/03/2025 12:16

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ardhur në Kosovë me leje të Gjykatës Speciale në Hagë.

Kjo vizitë i dedikohet babait të tij, i cili po trajtohet në QKUK për shkak të disa problemeve shëndetësore, shkruan lajmi.net.

Në oborrin e QKUK-së po qëndrojnë forca të shtuara policore të cilët po sigurojnë ish-presidentin, dhe nuk po lejojnë që njerëz të tjerë të futen brenda QKUK-së.

Lajmi.net ka siguruar disa fotografi të familjarëve të ish-presidentit, të cilët po përcillen nga forcat policore. Ata si duket kanë pasur mundësi që ta përshëndesin ish-presidentin Thaçi.

Në oborrin e QKUK-së po qëndrojnë shumë media e qytetarë të cilët po presin ta shohin nga afër ish-presidentin, Hashim Thaçi. /Lajmi.net/ 

Fotografi: