Familja më e bukur në botë? Fansat mendojnë se ato duken më shumë si motra sesa si nënë e bija

Nëna 37 vjeçare me dy vajzat e saj binjake 9 vjeçare janë quajtur familja më e bukur në botë nga interneti.

Fun

28/12/2020 15:39

Nëna e vajzave binjake identike, të cilat janë quajtur vajzat më të bukura në botë, ka çmendur fansat me fotografinë që ka postuar me dy vajzat e saj, duke i lënë të gjithë duke thënë se ato duken më shumë si motra sesa si nënë e bija, shkruan “DailyMail”.

Jaqi Clements, 37 vjeçe, jeton në Los Angelos me dy vajzat e saj 9 vjeçare. Binjaket Leah Rose dhe Ava Marie, u bënë të famshme në internet kur nëna e tyre iu hapi një llogari në Instagram kur ato ishin 7 vjeçe, transmeton lajmi.net.

Që prej atëherë, vajzat janë quajtur vajzat më të bukura në botë nga fansat. Tanimë ato kanë fituar kontrata modelimi për brende të rrobave për fëmijë dhe nga revistat e ndryshme, pasi nëna e tyre i pyeti se a duan të bëhen modele.

Por vajzat nuk janë të vetmet që janë shumë të famshme, edhe nëna e tyre është duke u përgëzuar për bukurinë e saj dhe dukjen e re që ka.

Fansat mendojnë se ato duken më shumë si motra sepse ajo duket shumë e re për të qenë nëna e tyre edhe pse ajo është 37 vjeçe.

Ajo gjithashtu ka edhe një djalë 2 vjeçar, që të gjithë mendojnë se edhe ai do të ketë një të ardhme të ndritur si model sapo të rritet paksa.

Më parë Jaqi ka marrë kritika negative për mënyrën sesi ajo i rritë fëmijët e vetë duke thënë se vajzat e saj duken të trishtuara në fotografitë që ajo poston në rrjete sociale.

Ajo u përgjigj ndaj kritikave duke thënë se nëse dikush mendon se ato janë të trishtuara në fotografitë që ajo ka postuar, atëherë është shumë e qartë që ai person nuk i ka takuar vogëlushet e saj.

Ajo gjithashtu ka thënë se e vlerëson shqetësimin e njerëzve për mirëqenien e vajzave të saj, por ato garanton se ato janë shumë të lumtura me atë që bëjnë dhe se pos modelimit ato kanë një jetë shumë normale njësoj si moshatarët e vetë.

Kishte shumë komente gjithashtu në lidhje me faktin se ajo po “përdorë” vajzat e veta për të bërë para. Jaqi ishte në fakt shumë e prekur nga këto komente sepse ajo thotë se kjo është absolutisht e pavërtetë.

Vajzat vazhdojnë të shkojnë në shkollë dhe të kenë kohë për aktivitete të lira, dhe përdorin orët pas shkollës ose vikendin për modelim. /Lajmi.net/