Familja Maraj kërkon ndihmë, përveç sëmundjes së djalit, nuk ka as kulm mbi kokë

Kryefamiljari, Astrit Maraj, ka treguar hallin e tij që ka për momentin, pasi është duke qëndruar rrugëve të qytetit të Pejës.

Lajme

03/10/2018 13:09

Familja prej katër anëtarësh Maraj nga qyteti i Pejës nuk ka kulm mbi kokë. Për këtë ata po kërkojnë ndihmë nga kryetari i komunës së Pejës që t’ua bëj një zgjidhje.

Kryefamiljari, Astrit Maraj, ka treguar për TV Dukagjini, hallin e tij që ka për momentin, pasi është duke qëndruar rrugëve të qytetit të Pejës.

Ai tregoi se gjithçka çka ka pasur e ka harxhuar për shërimin e djalit të tij në një spital të Turqisë, ku sipas tij sërish i duhet të shkoj në muajin janar të vitit të ardhshëm pasi djali i tij do t’i nënshtrohet operacioni tjetër.

“Kam dal te parku se s’kemi ku të shkojmë, tokë s’kam për strehim. Që dy ditë kam ardhur nga Turqia, nga spitali. Kam qenë dy muaj atje me fëmijë. Prapë do të shkoj në janar, nuk kemi rrugë e zgjidhje tjetër. Djali im ka bërë katër operacioni, i pesti do t’i bëhet në janar. Kam shkuar me ndihmë të popullit, që më ka ndihmuar. Komuna më ka ndihmuar me 400 euro subvencion. Edhe Bashkësia Islame më ka ndihmu kohëve të fundit. Tek motra kam ndejt dy net, e tash s’kam ku të shkoj. Secili sot është me halle e derte të veta. Që 20 vite jam me qera. Krejt çka kam pas i kam çuar për shërim të djalit. Djali prapë duhet të hyjë në operacion. Djali katër vite duhet të ndjek terapi. Jam shumë keq. Veç me dal me u mbyt. Kam pas mbështetje, populli më ka paguar qira një vit e gjysmë. E kisha lutur kryetarin e komunës që të na del për ndihmë, hatri i këtyre fëmijëve”, u shpreh Astriti nga Peja.

YouTube player