Familja Maraj ka nevojë për ndihmë, kanë djalë të sëmurë rëndë dhe duhet të lëshojnë shtëpinë
Familja Maraj nga Peja tash e sa kohë është bërë destinacion i ndihmave të shumta nga njerëz të vullnetit të mirë.
Lajme
Tashmë një vit njerëzit e vullnetit të mirë kanë paguar qeranë e banesës ku familja Maraj kanë jetuar, ndërsa djali i tyre katër vjeçar, Blerondi, me sëmundje të zemrës, diabetit dhe epilepsisë, duhet të shkojë në Turqi që të mjekohet.
Pavarësisht se kreu i shtëpisë, Astrit Maraj, ia ka dalur që të mbledhë shumicën e parave që i nevojiten për të birin, atij i duhet që sot të lëshojë banesën sepse nuk ka të ardhura dhe çdo ndihmë që i është ofruar e ka lënë për mjekimin e të birit.
Ky është numri të cilin mund ta kontaktoni për t’i dhënë ndihmë kësaj familjeje:
+38649291108049 291 108