Familja gjilanase me fëmijë të sëmurë e jetimë- jeton në kushte të mjerueshme (Video)
Remzie Kqiku, së bashku me tre fëmijët dhe nënën e saj jetojnë në varfëri ekstreme në lagjen “Lidhja e Prizrenit” në Komunën e Gjilanit. Në mungesë të bashkëshortit i cili ka ndërruar jetë tash e sa vite, nuk ka kush t’i dalë zot kësaj familjeje.

Lajme
Muret e shtëpisë të stërvjetëruar janë çarë në dysh duke lënë shiun të pikojë brenda. Por, brenga e vetëm e kësaj familje mbetet të sigurojë bukën e gojës, e jo diçka më tepër.
Nëna e cila jeton me tre fëmijët e saj thotë se ekzistencën e siguron duke kërkuar nga të tjerët, pasi Komuna ndihmon ashtu siç u kishte premtuar.
“70 euro të ndihmës sociale nuk mjaftojnë për të siguruar bukën e gojës. Kemi kërkuar ndihmë nga Komuna, por vetëm na kanë premtuar. Edhe organizatat që funksionojnë për dhënien e ndihmave na kanë refuzuar”, flet përlotur Remzija.
Hallin kryesor, pos ekzistencës, ajo e ka edhe fëmijët të cilët, duke jetuar në kushte shumë të vështira, janë sëmurë.
“Kemi qenë disa here në Spitalin e Gjilanit, mirëpo ata na kanë thënë se duhet të vini në ordinancë private. Jam detyruar të marrë 10 euro hua që ta dërgoj fëmijën për ta kontrolluar. Nuk po kam mundësi as barnat t’ia blej, veç kanë mbet të shkruara në letër”.
Për t’i dale në ndihmë kësaj familje po përkujdesen disa të rijnë gjilanas që kanë marrë iniciativën për ta ndihmuar. Për këtë arsye kërkohet edhe ndihma e të gjithë qytetarëve. /KosovaPress/
Numrat kontaktues, për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojë janë:
+377 45 599 823, +377 45 698 631, +377 45 678 193
