Familja Geci thotë se fjalimi i deputetit kundër Thaçit u shkrua nga Ilir Kërçeli, e vetë Fatos Geci i kundërshton u thotë “mos spekuloni”

Një deklaratë skandaloze e bëri në Kuvendin e Kosovës deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci dy ditë më parë. Deklaratë më skandaloze nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në Kuvend, ku Geci publikisht kërkonte që ish-krerët e UÇK-së të dënoheshin me burgim të përjetshëm në Hagë. E pas kësaj në lidhje em deklarimin e tij pati reagime…

Lajme

23/04/2026 08:48

Një deklaratë skandaloze e bëri në Kuvendin e Kosovës deputeti i Listës Guxo, Fatos Geci dy ditë më parë.

Deklaratë më skandaloze nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në Kuvend, ku Geci publikisht kërkonte që ish-krerët e UÇK-së të dënoheshin me burgim të përjetshëm në Hagë.

E pas kësaj në lidhje em deklarimin e tij pati reagime të shumta, ku ndër të tjerash është kërkuar edhe largimi i tij nga grupi parlamentar.

Por janë familja Geci që siç duket nuk po dakordohen dot se sit ë qëndrojnë prapa këtij fjalimi.

Një tjetër anëtar i familjes Geci ka deklaruar se fjalimi i Fatos Gecit në Kuvendin e Kosovës kundër presidentit Hashim Thaçi është shkruar nga dikush brenda Lëvizjes Vetëvendosje. Nehat Geci, ka thënë se deklarata është shkruar nga Ilir Kërçeli.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se gjatë një bisede telefonike, nipi i tij, Fatos Geci, ia konfirmoi personalisht se fjalimi është shkruar nga deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli.

“Të dashur miq,Sot rreth orës 13:50 isha në një kafiteri në Skenderaj duke pirë kafe së bashku me dy nipërit e mi, Artonin (vëllanë e Fatosit) dhe Festimin.Gjatë një bisede telefonike me Fatosin, ai më tregoi personalisht se fjalimin që ka mbajtur në Kuvend ia ka shkruar deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, të cilin unë në fakt nuk e njoh fare.Pas kësaj, bëra një hulumtim të shkurtër për të parë se kush eshte Ilir Kërçeli dhe gjeta ketë foto.Kjo është e vërteta e kësaj historie. Këtë bisedë e kanë kuptuar edhe Artoni dhe Festimi”, shkroi ai.

Deklaratë të ngjashme, mbrëmjen e së mërkurës bëri edhe Gani Geci. Ai në Debat Plus deklaroi se fjalimin e ka shkruar një njeri i afër i Kurtit dhe Konjufës, transmeton lajmi.net.

“Dua të inkuadrohem për ata që u distancuan nga fjalimi i Fatos Gecit. E kam fjalën për të VV-së se prapa atij fjalimi qëndron një prej deputetëve të LVV-së, njeri i afërt i Albin Kurti dhe Glauk Konjufcës… ia ka thënë letrën njeri deputet i LVV-së”, ka thënë Geci.

Pas kësaj deklarate, ishte vetë deputeti i Guxo në grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Fatos Geci, i cili del me një postim duke pretenduar se fjalimi është shkruar nga ai, “në mënyrë spontane”.

Madje ai ka kërkuar që të mos spekulohet mbi këtë çështje.

“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po frikësohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”.

Ndryshe, në seancën e së martës, Geci në Kuvendin e Kosovës uroi që presidenti të dënohet me burgim të përjetshëm./Lajmi.net/