Familja e Diana Kastratit: Shkarkojeni Enverin!
Familja e të ndjerës Diana Kastrati, i është drejtuar edhe një herë Këshillit Gjyqësor të Kosovës në emër të drejtësisë. Gjyqtari i propozuar për dekretim nga KGJK dështoi në mbrojtjen e jetës së Diana Kastratit.

Lajme
Nëpërmjet kësaj kërkese drejtuar KGJK-së, përkatësisht kreut të saj Enver Peci, babai i Diana Kastratit ka kërkuar anulimin e vendimit për përzgjedhjen e gjyqtarit Enver Shabanaj në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“Ne prindërit e të ndjerës Diana Kastrati po ju drejtohemi me këtë kërkesë, ku kërkojmë anulimin e vendimit me të cilin i keni propozuar presidentes së Kosovës që të dekretojë Enver Shabanajn gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë”.
“Propozimi prej KGJK-së që të dekretohet Enver Shabanaj në postin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë është një shkelje e radhës që po na bëhet neve si familje, që kemi humbur bijën tonë për shkak të dështimit të shtetit që të ofrojë mbrojtje efektive juridike për qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën që familja i ka dërguar Pecit, shkruan “Kosovasot”.