Familja e Arbnor Spahiut të arrestuar në Serbi, nesër mbajnë protestë paqësore
Familja e ish policit Arbnor Spahiu, i cili ishte arrestuar në serbi dhe po vazhdon të mbahet në paraburgim atje, kanë organizuar protestë paqësore. Protesta do të mbahet nesër, më 30 shtator, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”. “Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të…

Lajme
Familja e ish policit Arbnor Spahiu, i cili ishte arrestuar në serbi dhe po vazhdon të mbahet në paraburgim atje, kanë organizuar protestë paqësore.
Protesta do të mbahet nesër, më 30 shtator, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu”.
“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj”, thuhet në njoftimin e familjes. /Lajmi.net/