Familja Abazi në hall me banimin /Video

Edhe dy muaj kanë afat.

Lajme

01/05/2018 21:16

Brenda kësaj kohe familja Abazaj nga fshati Pemishte e Istogut, duhet ta lëshoj këtë shtëpi në të cilën është vendosur para pak kohe.

Këtë strehë ua ka gjetur përkohësisht një i afërm i tyre, derisa kjo familje 5 anëtarshe ka më shumë se 12 vite që nuk kanë shtëpi të tyre.

Kjo familje jeton vetëm me një pagë prej 200 eurosh, të cilën e merr i zoti i shtëpisë Izeti, por ato nuk i mjaftojnë as për ushqim.