Familja 4 anëtarëshe mbetet pa shtëpi, shkak energjia elektrike (Video)
Më parë patën jetë të vështirë, por të paktën kishin një kulm mbi kokë. Tri ditë më parë familja 4 anëtarëshe e Fatbardha Mujës mbeti edhe pa shtëpi.
Lajme
Objekti u përfshi nga flakët dhe për këtë ajo fajëson energjinë elektrike.
Drenisi 6 vjeç, Leonita 4 vjeçe dhe Shabani 1 vjeç e gjysmë, po vazhdojnë ta bëjnë gjumin në barakën e djegur.
Atyre nuk i bënë zgjidhje zyrtarët e Komunës së Drenasit. Ndonëse bashkëshorti i saj ishte veteran i luftës, Fatbardha thotë se nuk përfitoi asnjëherë asgjë.