Famalicao befason Porton, mundësi e artë për Benfican për të marrë kreun në Portugali
Kampionati portugez i futbollit është rikthyer, me Famalicao që ka mposhtur Porton, 2:1.

Sport
Pas Bundesligës, Superliga e Portugalisë është kampionati i dytë i madh që është rikthyer, pas pezullimit shkaku i koronavirusit.
Fabio Martins në minutën e 48’ dhe Pedro Goncalves në minutën e 78’, shënuan golat për skuadrën vendase.
Golin e vetëm për Porton e shënoi Jesus Corona, shkruan lajmi.net.
Me këtë humbje, Porto rrezikon seriozisht të humbas vendin e parë në Portugali, me Benfican që tani ka mundësinë e artë për të rrëmbyer vendin e parë.
Kujtojmë se në Portugali është duke u bërë një luftë e madhe për titullin kampion mes Portos dhe Benficas./Lajmi.net/