Falsifikim i rezultateve të votimit, Policia interviston 14 persona në Gjilan
Policia Rajonale e Hetimeve në Gjilan ka njoftuar se 14 persona janë intervistuar deri më tani në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për Lajmi.net se hetimet po vazhdojnë dhe Policia, në koordinim të…
Lajme
Policia Rajonale e Hetimeve në Gjilan ka njoftuar se 14 persona janë intervistuar deri më tani në lidhje me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka bërë të ditur për Lajmi.net se hetimet po vazhdojnë dhe Policia, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, do të intervistojë edhe persona të tjerë të dyshuar.
“Hetimet po vazhdojnë. Deri më tani janë intervistuar 14 persona dhe, varësisht nga të gjeturat, Policia do të vazhdojë intervistimin e personave të tjerë. Këta persona dyshohen për falsifikim të rezultateve të votimit,” ka deklaruar Hashani.
Derisa ky hetim synon të zbardhë çdo parregullsi dhe të sigurojë drejtësi në procesin zgjedhor në rajonin e Gjilanit. /Lajmi.net/