Falsifikim i parasë në Skenderaj, të dyshuarit i gjenden në shtëpi 6 bankënota që dyshohen të jenë të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar për inicimin e një rasti për falsifikim të para në Skenderaj. Të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e tij gjashtë bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara. Rasti mbetet nën hetime. “Rr. Shaban Manxholli, Skenderaj / 31.03.2026 – 21:55. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të…

Lajme

01/04/2026 09:11

Policia e Kosovës ka njoftuar për inicimin e një rasti për falsifikim të para në Skenderaj.

Të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar në shtëpinë e tij gjashtë bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara.

Rasti mbetet nën hetime.

“Rr. Shaban Manxholli, Skenderaj / 31.03.2026 – 21:55. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar 6 bankënota që dyshohet se janë të falsifikuara. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/