Faji i Ancelottit

Mesut Ozil fajësoi Carlo Ancelottin për largimin e tij nga Real Madrid drejt Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi gjerman vendosi t’i thotë lamtumirë gjigantit spanjoll pasi Los Blancos angazhuan Iscon dhe Gareth Balen. Por, ai ka sugjeruar se mund të kishte qëndruar në Madrid nëse Ancelotti do ta kishte bërë të ndihet i…

Sport

04/11/2013 13:40

Mesut Ozil fajësoi Carlo Ancelottin për largimin e tij nga Real Madrid drejt Arsenalit gjatë afatit kalimtar të verës. Reprezentuesi gjerman vendosi t’i thotë lamtumirë gjigantit spanjoll pasi Los Blancos angazhuan Iscon dhe Gareth Balen.

Por, ai ka sugjeruar se mund të kishte qëndruar në Madrid nëse Ancelotti do ta kishte bërë të ndihet i rëndësishëm, si pjesë e formacionit bazë. “Është shumë me rëndësi për mua që trajneri të më tregoj besim”, deklaroi Ozil për TF1.

“Nuk kisha dyshime se do të qëndroja në Real Madrid pas përfundimit të sezonit të kaluar. Por, pastaj ndodhi diçka e papritur dhe nuk kisha më besimin e trajnerit”, u shpreh ylli gjerman i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij të deritashme në Arsenal duke ndihmuar ekipin e menaxherit Arsene Wenger të marrë kryesimin në Premierligë.

“Kurse, në Arsenal ndihem krejt ndryshe”, u shpreh Ozil, i cili ka bërë shtatë paraqitje në Premierligë për Arsenalin dhe ka shënuar dy gola.