Fahri Fazliu i ri me mesazh për babanë e tij, Fadil Fazliu, në Ditën e Çlirimit: Kujtojmë dhe nderojmë me respekt ata që luftuan e sakrifikuan gjithçka

Fahri Fazliu i ri me anë të një postimi në Facebook i ka dërguar mesazh babait të tij, Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë. Ai ia ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës babait të tij dhe të gjithë atyre që po mbahen në Hagë, shkruan lajmi.net “Urime dhe ty babloki jonë…

Lajme

12/06/2025 16:09

Fahri Fazliu i ri me anë të një postimi në Facebook i ka dërguar mesazh babait të tij, Fadil Fazliut që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Ai ia ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës babait të tij dhe të gjithë atyre që po mbahen në Hagë, shkruan lajmi.net

“Urime dhe ty babloki jonë Fadil Fazliu, bashkë me shokët e idealit, çlirimtarët e atdheut, që po mbaheni padrejtësisht në Hagë! Kujtojmë dhe nderojmë me respekt të thellë të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë që ne e gëzojmë sot. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Kombit”, thuhet në mesazhin e Fahri Fazliut për babanë.”, ka shkruar Fazliu në postimin e tij./lajmi.net/