Fahri Fazliu flet për urdhrin e Speciales: Unë në luftë isha 8-vjeç

Fahri Fazliu, nipi i dy heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ka reaguar pas urdhrit të Gjykatës Speciale, për konfiskimin e telefonit të tij. Ai tha se u dërgua me veturën e tyre në zyrat e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty iu konsfiskua telefonin. “Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”,…

Lajme

17/04/2024 16:03

Fahri Fazliu, nipi i dy heronjve Fahri e Bahri Fazliu, ka reaguar pas urdhrit të Gjykatës Speciale, për konfiskimin e telefonit të tij.

Ai tha se u dërgua me veturën e tyre në zyrat e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty iu konsfiskua telefonin.

“Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!”, ka shkruar Fazliu ndër të tjera.

Postimi i plotë:

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”🇦🇱

Të nderuar miq, shokë, dashamirë dhe kolegë!

Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit më ndodhi diçka shumë e çuditshme dhe e papritur përderisa isha duke e dërguar djalin tim Malin në kopsht, me dolën disa persona me thanë: Që jemi nga Prokuroria Speciale e Hagës dhe kemi një urdhër nga Gjykata Speciale e Hagës për konfiskimin e telefonit tuaj personal, pastaj më dërguan me veturen e tyre në zyret e Eulexit në Fushë Kosovë dhe aty më konsfiskuan telefonin.

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme!🇦🇱

Unë në luftë isha vetëm 8 vjeç.