Fadil Geci pjesë e listës për deputetë të LDK-së në zgjedhjet e ardhshme – ishte dëshmitarë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë

Anëtari i njohur i LDK-së, Gani Geci përmes një postimi ka konfirmuar se vëllai i tij, Fadil Geci do të jetë kandidat për deputetë në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme. Geci shkroi se kjo është bërë pas konsultimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryesinë e ngushtë të LDK-së, transmeton lajmi.net. Fadil…

Lajme

31/10/2025 15:37

Anëtari i njohur i LDK-së, Gani Geci përmes një postimi ka konfirmuar se vëllai i tij, Fadil Geci do të jetë kandidat për deputetë në listën e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme.

Geci shkroi se kjo është bërë pas konsultimeve me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryesinë e ngushtë të LDK-së, transmeton lajmi.net.

Fadil Geci pritet po ashtu të riorganizoj degën e LDK-së në Skenderaj.

Vitin që shkoi, Fadil Geci ishte dëshmitarë kundër ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Postimi i plotë:

Të dashur miq dhe simpatizantë të LDK-së dhe të Presidentit Rugova,
Pas konsultimeve të brendshme familjare dhe pas bisedimeve me kryetarin e LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, si dhe me kryesinë e ngushtë të LDK-së, ju njoftojmë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen së shpejti, familjen Geci do ta përfaqësojë vëllai ynë, z. Fadil Geci, ish-deputet i LDK-së gjatë periudhës së Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, në dy mandate nga viti 2001 deri në vitin 2007.
Gjithashtu, dega e LDK-së në Skenderaj do të riorganizohet nga z. Fadil Geci në të gjitha strukturat.
Vazhdojmë vetëm me LDK-në./lajmi.net/