Fadil Geci në Speciale sërish: Thaçi ma puthi dorën, unë mërzi e kam edhe femnat me ma puth

Ka vazhduar në seancën në Speciale dëshmia e Fadil Gecit, vëllaut të Gani Gecit. Edhe sot, është diskutuar për komunikatën 59, për të cilën Fadil Geci po e akuzon Hashim Thaçin, shkruan lajmi.net. Megjithatë, sot ai po merret në pyetje pikërisht nga mbrojtja e ish-presidentit, avokati, Luka Misetiq. Ky i fundit, e pyeti Gecin sërish…

Lajme

22/10/2024 10:51

Ka vazhduar në seancën në Speciale dëshmia e Fadil Gecit, vëllaut të Gani Gecit.

Edhe sot, është diskutuar për komunikatën 59, për të cilën Fadil Geci po e akuzon Hashim Thaçin, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, sot ai po merret në pyetje pikërisht nga mbrojtja e ish-presidentit, avokati, Luka Misetiq.

Ky i fundit, e pyeti Gecin sërish për ngjarjen ku ky pretendon se ish-presidenti ia ka puthur dorën, duke thënë se kjo ishte ngjarje që tregon respekt e mirësjellje nga ana e Thaçit në drejtim të Familjes Geci.

Pjesë nga biseda:

Avokati: A është e saktë që në deklaratën që ke dhënë, nuk identifikon gjë të keqe që ka dhanë Hashim Thaçi.

Fadil Geci: Cka ka më të keqe se me e shkru komunikatën 59, çka ka më vrastare.

Avokati: Mjaft.

Fadil Geci: Gjë tjetër s’ka thanë. Veç komunikatën 59 e ka shkru. Krejt mirë.

Avokati: Në fakt dje the, që njëherë qe takuar me Hashim Thaçin gjatë luftës e ai të puthi dorën, a tregon kjo respekt.

Fadil Geci: Kjo tregon që është njeri i rrezikshëm, tana i bon, për shokë e shoqni mi lanë dicka në dorë. S’ka ba vaki kush me ma puth dorën, femnat me ma puth dorën e kam mërzi.

Avokati: Përpara 2017-ës, askush s’të ka sugjeruar që Thaçi e ka shkruar komunikatën 59?

Fadil Geci: Si u shkru komunikata 59 e kom dit. Kom shku tek shtëpia e Thaçit e baba i ka thënë për një muaj të kallzoj . Kurrë s’ka kallzu. Ka mendu që Jasharët i likuidun, se ky njerëzit e vdekun i don.

Avokati: Kadri Veseli e Hashim Thaçi ishin ndërmjetësues në mosmarrëveshjen që kishit me Azem Sylën?

Fadil Geci: Hashim Thaçi s’ka qenë në shpi tem. E vërtetë është ajo që po thu. Ka ndodhur në Llaushë, po jo në shtëpinë teme. Në shtëpinë e Jetullah Gecit.

Avokati: Askush nuk të ka thënë ndonjëherë, sidomos përpara ndërmjetësimit që komunikatën 59 e ka shkruar Hashim Thaçit.

Fadil Gecit: Jemi marrë me Shtabin…prej ditës së parë e kemi ditë.

Avokati: Ndryshe nuk do ta kishit përdorur për ndërmjetësim.

Fadil Geci: Azem Syla ka thanë unë qëndroj mas saj. Nuk e di a qëndron a jo, a ka ndërru mendje a jo.

Avokati: Familja jote nuk do ta kishte përdorur si ndërmjetësues nëse në atë moment e dinte që e ka shkruar komunikatën 59.

Fadil Geci: Kem ditë me dashtë qa po flasin. Po komunikatën e ka shkruar Hashim Thaçi. Kjo është e kjartë besoj edhe për ty. /Lajmi.net/