Facebook zbulon logon e re
Pas premtimeve për më shumë transparencë, Facebook ka lansuar logon shumëngjyrëse, e cila tregon se si po ndodh ndryshimi në kompaninë dhe filialet e saj.
Auto & Tek
Të hënën, firma lansoi një logo të re për Facebook Inc., për të dalluar prindin e korporatës nga aplikacionet e saj, përfshirë platformën e saj eponime të rrjeteve sociale, njofton CNN, transmeton lajmi.net.
Logoja, e cila përmban fjalën Facebook (FB) në të gjitha shkronjat e mëdha në një font të ri, alternon midis të kaltërtës, të gjelbërtës dhe hijeve të vjollcës, së kuqes dhe portokallisë – të gjitha ngjyrat që përfaqësojnë markat e tjera të saj. (Blu për Facebook, e gjelbër për WhatsApp dhe vjollcë, e kuqe dhe portokalli për Instagram.)
Ndryshimi i këtillë thekson përpjekjen e saj për të qenë më të qartë me konsumatorët në lidhje me aplikacionet që posedojnë. Një sondazh i kohëve të fundit nga grupi i ekspertëve jo partiak Pew zbuloi se vetëm 29% e amerikanëve qenë në dijeni se Instagram dhe WhatsApp janë në pronësi të Facebook.
“Njerëzit duhet të dinë se cilat kompani prodhojnë produktet që përdorin,” tha Facebook në një postim në blog të hënën.
Kompania planifikon të përdor logon e re për produktet dhe materialet e marketingut në javët në vazhdim. /Lajmi.net/