Facebook vazhdon me ridizajnimin e faqeve
Facebook ka lansuar një pamje të re për faqet të hënën, duke ndryshuar që të dy anët e pamjes, si për vizitorët që e shohin faqen, si për administratorët të cilën ata po e quajnë “streamlined”. Dizajni i ri përshinë dy kolona të ngjajshme me versionin e vjetër, por kolona e djathtë tani është “Timeline”…

Auto & Tek
Facebook ka lansuar një pamje të re për faqet të hënën, duke ndryshuar që të dy anët e pamjes, si për vizitorët që e shohin faqen, si për administratorët të cilën ata po e quajnë “streamlined”.
Dizajni i ri përshinë dy kolona të ngjajshme me versionin e vjetër, por kolona e djathtë tani është “Timeline” i faqes, i cili përshinë informata për të.
Në dizajnin e kaluar, të dy kolonat shërbyen si “Timeline”; postimet ishin në mes të kolonave përderisa përdoruesit e lëviznin faqen poshtë.
Dizajni i vjeter i Facebook’utNë dizajnin e ri, hapsira “fto shokët” ka lëvizur nga ana e djathtë e ekranit në të majtë, dhe kutia e teksteve për postime është zhvendosur në anën e djathtë.
Për administratorët e faqeve, një hapsirë e re në anën e djathtë të faqes përfshinë të dhëna si reklamat, pëlqimet dhe vizitorët.
Dizajni i ri do të futet këtë javë, dhe do të ketë ndryshim vetëm për web.Versioni për telefon do të lansohet në Prill.
Dizajni i ri i Facebook’ut