Facebook sqaron pse e ka përdorur opsionin e sigurisë për Paris, por jo edhe për vendet tjera

 ‘Duhet gjithmonë të ketë herë të parë për të provuar diçka’.

Bota

15/11/2015 18:38

Menjëherë pas sulmeve të së premtes në Paris, shumica e njerëzve që kanë njerëz të njohur në Paris kanë pranuar një njoftim nga Facebooku.

Ky rrjet social kishte aktivizuar nje mjet të ri relativ të quajtur “Kontrolli i Sigurisë” për sulmet, duke u ndihmuar njerëzve në Paris që me shumë lehtësi t’i informojnë miqtë e tyre për gjendjen dhe sigurinë e tyre, transmeton lajmi.net

Disa e kanë cilësuar si të dobishëm këtë mjet, ndërsa disa të tjerë kanë pyetur se pse ky mjet nuk është përdorur më herët në disa prej sulmeve që kanë ndodhur jo shumë kohë më parë.

Sikurse rasti i bombave që vranë 40 persona në Beirut të enjten, dhe kjo është cilësuar si një tjetër shembull se jeta e disa njerëzve vlerësohet më shume se disa të tjerëve nga perëndimorët.

Të shtunën, Facebooku e ka parë të arsyeshme t’u përgjigjet këtyre akuzave në një postim në blog të shkruar nga zëvendës presidenti i kompanisë, Alex Shultz.

Në letër, Schultz nënvizon se kjo është hera e parë që kompania e ka aktivizuar Kontrollin e Sigurisë për diçka ndryshe nga fatkeqësitë natyrore, për të cilat në të vërtetë ky mjet ishte edhe i menduar.

“Gjithmonë ka një herë të parë për të provuar diçka të re, edhe në komplekse e kohë të ndjeshme, për neve ky moment ka qenë Parisi”.

Si në rastet e fatkeqësive natyrore, ai thotë, se gjatë sulmeve “Facebooku u bë vendi ku njerëzit kanë shpërndarë informacione dhe kanë kërkuar informacione për gjendjen e më të dashurve të tyre.

“Pas një diskutimi me punëtorët e Facebookut, kompania ka vendosur që është një ide e mirë për t’u aktivizuar Kontrolli i Sigurisë”, ka thënë Shultz, përcjell lajmi.net.

Ai thotë se çdo gjë e ka një herë të parë, dhe për Facebook ky ishte momenti më i mirë.

“Gjithmonë ka një herë të parë për të provuar diçka të re, edhe në komplekse e kohë të ndjeshme, për neve ky moment ka qenë Parisi”, shpjegon Shultz.

Ai mundohet të shpjegojë edhe arsyen pse ky mjet nuk është përdorur në sulmet në Liban.

“Gjatë kohës kur krizat vazhdojnë si lufta apo epidemia, Kontrolli i Sigurisë, në formën e tanishme nuk është edhe aq i dobishëm për njerëzit: Sepse nuk ka ndonjë kohë të caktuar të fillimit dhe përfundimit dhe, fatkeqësisht është e pamundur të dihet nëse dikush është me të vërtetë i sigurt”, ka treguar Shultz.

Ai ka konfirmuar se Kontrolli i Sigurisë do të përdoret në çdo vend dhe në çdo kohë të mundshme./lajmi.net