Facebook Messenger tani edhe në orët e mençura

WhatsApp nuk do të jetë shërbimi i vetëm për mesazhe që mbështet platformën Android Wear.

Auto & Tek

09/08/2014 20:07

Facebook ka përditësuar së fundmi shërbimin e saj të mesazheve, Messenger, ku ka sjellë disa veçori të reja. Ky aplikacion mund të funksionojë tani edhe në softuerin e orës inteligjente.

Përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë mesazhe duke i diktuar me zë, si dhe ta marrin mesazhe në kyçin e dorës. Ata do të kenë mundësi gjithashtu të bllokojnë bisedat në pajisjet e tyre Android, vetëm duke përdorur pajisjet Android që vishen.

Kompani të ndryshme po tregojnë interes për softuerin e pajisjeve që vishen të Google dhe po e mbështesin atë. Kjo tregon që platforma Android Wear mund të ketë shumë sukses.