Facebook konfirmon ndarjen e chatit nga aplikacioni

Nëse nuk jeni ende duke e përdorur Facebook Messenger, ju nuk keni edhe shumë kohë derisa mesazhet e juaja të zhduken nga aplikacioni kryesor i Facebook.

Auto & Tek

08/08/2014 19:29

Facebook ka konfirmuar se ndarja në mes të Facebook Messenger dhe aplikacionit kryesor Facebook ka filluar.

Një zyrtar nga Facebook e ka konfirmuar këtë për Mashable, duke thënë se përdoruesit kanë filluar ta vërejnë ndryshimin të mërkurën – por që nuk po ka efekt ende në të gjithë celularët e përdoruesve të Facebook.

Ndryshimi do të ketë efekt vetëm tek përdoruesit aplikacionit për iPhone dhe Android. Përderisa mesazhet do të mbesin në aplikacionet e iPad dhe Windows Phone.

Përndryshe, Facebook i kishte njoftuar përdoruesit e tij që nga prilli që të shkarkojnë aplikacionin Messenger, pasi që më nuk do të mund të shkruajnë mesazhe nga aplikacioni kryesor.