Facebook, Instagram dhe Messenger po përjetojnë ndërprerje, të prekur mijëra përdorues në mbarë botën
Tri aplikacionet e njohura të Metës nuk janë duke funksionuar, duke lënë pa shërbime mijëra përdorues në mbarë botën.
Auto & Tek
Kështu të paktën raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave aplikacionet Facebook, Instagram dhe Messenger filluan të përjetojnë probleme mbrëmjen e sotme.
Madje sipas DailyMail, të gjitha problemet burojnë nga aplikacionet, përveç atyre që “godasin” Messenger-përdoruesit thonë se shërbimi i mesazheve nuk funksionon në desktop.
DownDetector, një faqe në internet që tregon ndërprerje të tilla, tregon se përdoruesit në New York City kanë probleme me të tre aplikacionet, së bashku me ato në Los Angeles, Kaliforni dhe Phoenix, Arizona./Lajmi.net/