Facebook ia mbyll llogarinë Vlora Çitakut, ky është reagimi i saj
Vlora Çitaku, ish ambasadore e Kosovës në SHBA, e ka quajtur veprim “qesharak” çaktivizimin e llogarisë së saj në Facebook.
Lajme
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se i është deaktivizuar rrjeti i saj Facebook, dhe se këtë veprim e ka quajtur qesharak.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ka theksuar se nuk i ka shkelur asnjëherë rregullat e rrjetit social, Facebook.
“Jo se më intereson aq shumë, por nuk ka asnjë arsye për t’u çaktivizuar Facebook-u im. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat”, ka thënë ajo, shkruan lajmi.net.
“Mund të kem një ose dy ide se kush e raportoi faqen time, por kjo është thjesht qesharake”, shtoi ajo. /Lajmi.net/
Not that I care that much @Meta, but you have zero grounds to disable my @facebook. I have never violated the rules, NEVER.
I might have an idea or two as to who reported my page, but this is simply ridiculous.
Anyways. pic.twitter.com/uMilW6tmmH
— Vlora Çitaku ? (@vloracitaku) February 13, 2022