Facebook eksperimenton me postimet që ‘zhduken’

Dominimi i Snapchat ndaj aplikacioneve me mesazhe jetëshkurtër vazhdon të rritet. Tani duket se Facebook është duke u futur në këtë trend, por në një mënyrë krejtësisht të re.

Auto & Tek

11/09/2014 20:09

Kompania përshkruan se është duke e testuar një veçori të re me të cilën i lejon përdoruesit që postimin që e kanë publikuar të caktojnë për tu zhdukur – një proces që lejon edhe mesazhin të zhduket, transmeton Lajmi.net.

Në një pyetje ndaj kompanisë “Si të postoj diçka dhe më pas ta caktoj për tu zhdukur?”, Facebook u përgjigj: “Në vegëzen e veglave të postimit ju mund ta vendosni se pas sa kohe të zhduket postimi, por kjo tani është e gatshme vetëm në disa zona”.

“Ne jemi duke e testuar këtë veçori në Facebook për iOS, veçori kjo që i lejon përdoruesit të caktojnë një fshirje për postimet e tyre”, një zëdhënës i Facebook tha për Mashable, transmeton Lajmi.net.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook tenton të hyjë në trendin e mesazheve zhdukëse. Aplikacioni Poke, i cili ishte lansuar më herët këtë vit, ishte përshkruar nga përdoruesit si një kopje të Snapchat.