Facebook do të ndërtojë satelitë për qasje më të lehtë në web

Projekti, i cili përmban ekspertë nga NASA dhe Astronomia Optikale, është pjesë e internet.org, një ortakëri e themeluar nga Faceook dhe kompani të tjera për të sjellë një qasje më të mirë të internetit nga të gjitha pjesët e botës. CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, thotë që internet.org ka bërë një përparim në zona të…

Auto & Tek

28/03/2014 19:42

Projekti, i cili përmban ekspertë nga NASA dhe Astronomia Optikale, është pjesë e internet.org, një ortakëri e themeluar nga Faceook dhe kompani të tjera për të sjellë një qasje më të mirë të internetit nga të gjitha pjesët e botës.

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, thotë që internet.org ka bërë një përparim në zona të ndryshme duke përfshirë Paraguai dhe Filipinet, ku u ndihmoi rreth 3 milionë personave të rinjë të kenë qasje në Web.

“Ne do të vazhdojmë të krijojmë partneritete të këtilla, por të lidhësh gjithë botën do të duhet të krijojmë një teknologji të re”, tha Zuckerberg.

“Këtu do të përqendrohet teknologjia jonë e Lab Connectivity. Ka shumë punë për të bërë ende”.

Sipas një video ku detajohet Connectivity Lab, Facebook është duke eksploruar në përdorimin e satelitëve të ndërlidhur në zona me dendësi të ulët dhe aeroplanë që do të shpërndajnë poshtë sinjale të Web-it në zonat me popullsi më të lartë.