Facebook bllokon grupet e ekstremit të djathtë në Britani

14:12 | 19 Prill 2019

Facebooku ka bllokuar disa individë dhe organizata të së djathtës ekstreme në Britanine e Madhe, me argumentin se “kanë shpërndarë urrejtje”.

Bllokimi prek Partinë Kombëtare Britanike, Ligën Angleze të Mbrojtjes dhe Frontin Kombëtar. Përfshirjes në listë nuk i ka shpëtuar as partia politike “Britania e Para”, e cila ka qenë praparakisht e bllokuar, por me masën e re asaj do t’i ndalohet marrja e ndonjë ndihme nga kompanitë amerikane.

Përmes një deklarate, gjiganti i rrjeteve sociale sqaroi se masa e fortë u mor pasi personat e përfshirë kanë dëshmuar një “mision të dhunshëm dhe me bazë urrejtjeje”.

“Individët dhe organizatat që shpërndajnë urrejtje, sulme apo bëjnë thirrje për ndasi, nuk kanë vend në Facebook”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kjo lëvizje vjen pak pasi rrjeti social njoftoi se do të bllokonte “lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e nacionalizimit të bardhë dhe separatizmit”, tek ai vet, si dhe në platformën tjetër sociale “Instagram”.