Facebook bëhet pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

Kushdo që ka hyrë për herë të parë sot në Facebook e ka parë që në krye të saj qëndron përkujtimi që ky rrjet social iu bën qytetarëve të Kosovës për zgjedhjet.

Lajme

06/10/2019 08:55

Facebook jep informacione rreth zgjedhjeve dhe iu jep mundësinë të gjithë përdorueseve që ta shpërndajnë atë në llogarinë e tyre.

Ky rrjet social tashmë është bërë një hapësirë shumë e rëndësishme e cila është shfrytëzuar nga partitë politike për të promovuar programin dhe kandidatët e tyre për deputetë.

Ndryshe, sot në Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës.

KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 067 kandidatë për deputetë.

Në këto zgjedhje numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 937 mijë e 868 votues, ndërkaq numri i qendrave të votimit është 895 me gjithsej 2 547 vendvotime./kp